Lajme Arkiva – TV Klan2003

15 vjet burg ka dhënë Gjykata e Fierit për prokurorin e rrem Albano Muça. 27-vjeçari Muça banues në Patos, u shpall fajtor për akuzën e falsifikimit të dokumenteve zyrtare, heqje të paligjshme të lirisë së tjetrit, mbajtje të padrejtë të uniformës dhe përforcimit të titullit apo detyrës shtetërore.

Muça është arrestuar në flagrancë në Qershorin e një viti më parë me një dokument identifikimi, si prokuror i Prokurorisë së Përgjithshme me emrin Ermes Dauti. Prokurori Sokol Malaj kërkoi 18 vjet burg, por gjykatësi Gurali Brahimllari pasi ka dëgjuar akuzën dhe apelin e avokatit për pafajësi, ka vendosur 15 vjet burg për Muçën./tvklan.al