Gjykata e Lartë rrëzoi një rekurs të Jamarbër Malltezit, ku kundërshtonte një vendim të Prokurorisë së Posaçme mbi administrim provash dhe memot e bëra nga mbrojtja.

Malltezi e kundërshtoi qëndrimin e SPAK edhe në dy shkallët e tjera të gjyqësorit, por që kërkesat e tij u rrëzuan.

Ai është marrë i pandehur nga SPAK për dosjen Partizani dhe pritet që bashkë me ish-kryeministrin Sali Berisha dhe 3 të tjerë të dërgohen për gjykim në Gjykatën e Posaçme.

Tv Klan