Përfundon shfaqja e provave filmike në procesin gjyqësor të 14 Shtatorit për grupin e parë të të akuzuarve në Gjykatën e Faktit të Tiranës. Kështu gjyqi më i përfolur i muajve të fundit hyn në një fazë të re atë të paraqitjes së provave nga ana e palës mbrojtëse. Pamjet filmike të shfaqura në seancën e sotme nga ana e prokurorit të çeshtjes i referoheshin vendeve të ndryshme që u sulmuan apo u pushtuan nga turmat e irrituara pas vrasjes së deputetit Azem Hajdari. U shfaqën pamje të rrëmbimit të tankeve, shfaqje të tyre para televizionit shtetëror dhe edicionet e lajmeve të disa kannaleve televizive private. Tashmë pritet të procedohet me objeksionet dhe kërkesën për kalimin e këtyre provave në ekspertizë.

Ka filluar në Gjykatën e Faktit të Tiranës procesi për mbi 20 të pandehurit e dosjes Murati Do Brazil. Sot trupi gjykues i kryesuar nga Agim Bendo ka zhvilluar seancën e parë të hetimit gjyqësor për këtë dosje. Është filluar me disa kërkesa të palës mbrojtëse dhe të pandehurve për të filluar gjykim të shkurtuar, ndarje të çeshtjes dhe gjykim në gjendje të lirë për njërin nga të pandehurit.

Por kërkesa u refuzua nga trupi gjykues i cili i dha të drejta t pandehurve të gjykoheshin në gjykata më të larta për këto kërkesa. Ju dha fjala Prokurorit të çeshtjes për të lexuar akuzën ndaj të pandehurve. Ata akuzohen për kontrabandë kafeje dhe shmangie të detyrimeve doganore në dëm të buxhetit të shtetit me vlerën rreth 1 milion dollarë./tvklan.al