Lajme Arkiva 2003

Gjykata Kushtetuese ka hedhur poshtë kërkesën e Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Shqipërisë për bërjen e një referendumi për të shfuqizuar dispozitat që kanë të bëjnë me rritjen e moshës së pensionit duke e cilësuar si anti kushtetues.

Fehmi Abdiu: Lidhur me kushtetutshmërinë e referendumit, gjykata duhet të verifikoj nëse ligji i kërkuar për tu hedhur në referendum me qëllim të shfuqizimit, është nga ajo kategori ligjesh për të cilat kushtetuta nuk lejon të marri një procedurë të tillë referendale. Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë në mbështetje të nenit 152 të kushtetutës, neni 129 paragrafi i parë dhe i dytë i kodit zgjedhor njëzëri vendos: Deklarimin si të papajtueshëm me kushtetutën të kërkesës për zhvillimin e referendumit, për shfuqizimin e neneve 4 dhe 6 të ligjit 8889 datë 25.04.2002 dhe disa shtesa dhe ndryshime në ligjin 7703 datë 11.05.93 për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë.

Kryetari i Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Shqipërisë Gëzim Kalaja menjëherë pas shpalljes së vendimit nga gjykata kushtetuese ka deklaruar se do të nisë një valë protestash për të kundërshtuar këtë vendim.

Gëzim Kalaja: Zoti Fehmi Abdiu sot ka dhënë një nga aktet më kriminale kundër popullit shqiptar, kundër punëtorëve shqiptarë në të cilët Bashkimi i Sindikatave mbarë shqiptare sigurisht që do të mbajë qëndrimin e tij. Ju kërkon se çdo të bëjmë ne nesër, unë mund të them se këtë do e vendosin strukturat e sindikatave të pavarura shqiptare, kini parasysh Shkodrën dhe lëvizjet e vitit 2003.

Kërkesa për bërjen e referendumit u firmos nga 53.000 zgjedhës të cilët kundërshtuan moshën e rritjes në pension e miratuar nga qeveria shqiptare në vitin 2002. Sipas këtij ligji mosha e daljes në pension rritet nga 50 për gra në 60 dhe nga 55 për burra në 65./tvklan.al