Lajme Arkiva – TV Klan 2001

Mbi 50 policë dhe forca speciale, për rreth gjykatës së Tiranës dhe rrugët rreth saj të bllokuara. Këto kanë qenë masat paraprake të sigurisë për gjyqin e sotëm të dosjes Hajdari. Shkaku ishte prezenca në sallë e Jaho Salihit, i akuzuari kryesor për krimin e 12 Shtatorit 98. I dobësuar, i veshur elegant dhe i heshtur, Jahos i kanë hequr prangat në sallë, ku vetëm një polic e ndante me tre të akuzuarit e tjerë, vëllezërit Haxhia e Fatmir Meta.

Prania e Salihit në sallë provokoi dhe interesin e kamerave dhe aparateve të shumtë ku blicët me fokus Mulosmanin nuk reshtnin mbi të. Më pas është vazhduar me gjeneralitetet. Gjyqtari Micko, që në fillim të seancës i ka lexuar akuzën Jahos, meqë ishte për herë të parë në sallë. Jaho Salihi pranon akuzën e vrasjes së deputetit Hajdari, i cili ishte dhe hapi i parë pozitiv i procesit, që i çliroi si prokurorët edhe gjyqtarin Micko. Më pas Jaho Salihi ka kërkuar të mbrohet nga avokati Vladimir Meçe.

Normalisht sot duhej të vazhdohej me pyetjet e dëshmitarëve, kryesisht familjar të viktimave, por që të gjithë kanë ndryshuar adresë. Ndërsa gruaja e Hajdarit, Fatmira Hajdari nuk ka pranuar të marrë në dorëzim zarfin thirrës. I vetmi dëshmitar Përparim Zenuni prezent, sot nuk u pyet pasi seanca u shty. Këtu është mbyllur dhe seanca duke shtuar njëkohësisht edhe masat e sigurisë jashtë gjykatës./tvklan.al

Gazetar – Eduart Frangaj