Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Lirohen në sallën e gjyqit grevistët e urisë të akuzuar si organizatorët dhe pjesmarrës në ngjarjet e vjeshtës së vitit të shkuar. Sot në Gjykatën e Faktit të Tiranës është zhvilluar seanca e radhës për dosjen e parë të 14 Shtatorit ku trupi gjykues i kryesuar nga Sokol Pasho ka vendosur të lirojë nga qelitë e burgut 313 personat e akuzuar për kryengritje të armatosur.

Sipas vendimit të sotëm per pese prej tyre, përfshi liderin legalist Ekrem Spahia, është vendosur masa e arrestit në shtëpi. Për dy kosovarët e arrestuar në ambjentet e TVSH është dhënë vendimi të ndiqen në gjendje të lire me kusht të mos largohen nga Shqiperia, ndërsa për Luan Kamberin është pushuar çështja penale me kërkesë të vetë Prokurorit Naço.

Megjithse sot janë paraqitur në sallën e gjyqit tre specialistet e kerkuar nga Prokurori Nasip Naço ata nuk kanë dëshmuar kur kanë deklaruar se nuk ishin specialistë të kësaj fushe. Atëherë prokurori Naço ka kërkuar të thirren tre specialistë të tjerë për të vërtetuar origjinalitetin të provave të paraqitur nga organi i akuzës. Ka marrë fund kështu greva e urisë së të akuzuarve të dosjes së parë të 14 Shtatorit, një grevë e cila influencoi në lirimin e tyre nga qelitë e izolimit të repartit 313./tvklan.al