Dy autorët ishin të maskuar

Një argjendari është grabitur në orët e para të ditës sotme në qytetin e Korçës.

Vjedhja është konstatuar nga pronarja e argjendarisë, e cila ka gjetur qepenin dhe bravën e derës të dëmtuar. Sipas policisë, hajdutët kanë marrë të gjitha bizhuteritë që ndodheshin të ekspozuara në vitrinë,vlera e të cilave llogaritet në disa miliona lekë.

Grabitja është kryer nga dy persona të cilët kanë qenë të maskuar. Policia ka sekuestruar kamerat e sigurisë, por nuk ka arritur ende të identifikojë autorët.

Tv Klan