Lajme Arkiva – TV Klan 2004

Grupi parlamentar i Partisë Socialiste, vendosi të mbajë qëndrim të njëjtë ndaj debatit politik që zhvillohet në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit. Edhe deputetët anti-Nano votojnë kundër mocionit të mosbesimit ndaj kryeministrit. Këtë e deklaroi kreu i grupit parlamentar socialist, Gramoz Ruçi.

Gramoz Ruçi:- “Të gjithë deputetët e pranishëm në mbledhjen e grupit kundërshtuan përmbajtjen e mocionit politikisht dhe institucionalisht në salën e parlamentit ditën e nesërme. Unë nuk di asnjë arsye që të jetë arsye politike e ndonjë deputeti, që mungojë në mbledhjen e sotshme. Njëherësh grupi parlamentar i PS, dënoi me indinjatë spekulimet politike elektorale të opozitës që kërkon me çdo kusht të shfrytëzojë ngjarje të tilla, pa kapitale politiko-elektorale”.

Në mbledhjen e grupit kanë raportuar Ministri i Mbrojtjes Majko dhe ai i Rendit Publik Toska. Në lidhje me tragjedinë e Karaburunit kryeministri Nano mësohet të jetë shprehur në këtë mbledhje, se do të kurojmë shkaqet, si dhe ka kërkuar afirmimin e qëndrimit për çrrënjosjen e trafiqeve. Qarku i Shkodrës sipas kryeministrit është prioritet në zonat e varfra./tvklan.al

Gazetare – Arta Tozaj