Socialistët kanë hedhur poshtë kushtet e vëna nga demokratët për shtyrjen e raundit të tyre të zgjedhjeve lokale dhe ndryshimin e përbërjen e Komisionit Qendror Zgjedhor. Numri 2 i socialistëve Gramoz Ruçi deklaroi se me 15 tetor do të zhvillohen, ndërsa duke filluar nga dita e nesërme me Pukën dhe Fushë-Arrezin, Fatos Nano do t’i rikthehet fushatës elektorale.

Gramoz Ruçi: PS nuk ka ne axhendën e saja asnjë diskuti nga këto që parashtron forumi i Partisë Demokratike për arsye se ato janë të papërshtatshme dhe është e papranueshme ligjërisht. Pra, është filluar si një betejë elektorale dhe beteja elektorale ka rregullat e saja, ka lojtarët e saja. Rregulli i saj është kodi elektoral dhe Kushtetuta. Rregulli tjetër i saj është që balotazhi zhvillohet pas datës së zgjedhjeve. Kështu që nuk do të ndodhë as për të ndryshuar datën e balotazhit, as për të ndryshuar listat dhe nuk bëhet fjalë as për të ndryshuar KQZ-në. Kjo nuk është se duam apo nuk duam ne, por dhe ne po të donim është e pamundur në rrugë institucionale të aplikohen këto 3 kërkesa që janë të papranueshme as politikisht dhe as ligjërisht.

Gazetari: Çdo të ndodhë më tej? Si do t’a përballojë mazhoranca këtë situatë?

Gramoz Ruçi: Nuk ka polarizim fare. Ne futemi në balotazh në të gjitha komunat dhe bashkitë që kanë dalë në balotazh për të fituar. Lidhja e përcakton qartë. Nëse dëshiron opozita shqiptare të marrë pjesë, le të marrë pjesë. Nëse nuk dëshiron, konkurrenti pasardhës merr pjesë. Çdo gjë është e qartë sepse është i qartë ligji./tvklan.al

Gazetar: Vladimir Lame