Lajme Arkiva – TV Klan 2004

Në prag të mbledhjes së Komitetit të Përgjithshëm Drejtues, Partia Socialiste ka mbledhur kryetarët e degëve në rrethe, për të bërë bilancin e punës dhe të anëtarëve lokal të larguar që i janë bashkuar tashmë LSI. Në mbledhjen e gjatë drejtuar nga sekretari i përgjithshëm i PS Gramoz Ruçi, të 38 kryetarët në rrethe kanë diskutuar situatën brenda partisë dhe anën organizative të degëve pas rrjedhjes së anëtarëve nga kjo parti.

“Në rrethin e Elbasanit është konsideru edhe Lidhja Socialiste për Integrim, një pjesë e ish-kryetarit të partisë, ish-drejtorët, gjithsej janë 4 veta, që kanë qenë me funksione, kanë shkuar me LSI. Vazhdojnë diskutimet për forcimin e punës së partisë nga ana organizative, për forcimin e strukturave të partisë, për t’u përgatitur për fazën e dytë të kuvendimit të madh që do të bëjë PS”.

Sekretari i përgjithshëm i cili ka mbledhur kryetarët e degëve dhe ka dhënë udhëzimet dhe detyrat deri për në kuvendimin e madh, nuk ka dashur të flasë. Burimet brenda kësaj mbledhje bëjnë të ditur se kryetarët kanë përcjellë shqetësimin e bazës rreth debateve të rihapura në PS.

Anëtarët e PS në rreth janë të pakënaqur nga etiketimet që i janë bërë drejtuese në këtë parti. Situata duhet përqendruar tek zgjedhjet, por kështu është kërkuar ulja e kryetarëve në bisedime me bazën dhe dalja në të e ministrave për të marrë vesh hallet e atyre që i kanë zgjedhur. Një pjesë e kryetarëve të degëve në rrethe mendojnë se radhët e PS janë shtuar, e besimi është rritur ndërsa ka të tjerë që thonë, se numri i anëtarëve lokalë të larguar në rrethe është më i madh nga sa deklarohet./tvklan.al

Gazetare: Holta Zhiti