Lajme Arkiva 2004

Sekretari i përgjithshëm i Partisë Socialiste ka mohuar ekzistencën e presioneve diplomatike ndaj miratimit të rezolutës për çështjen çame nga Kuvendi i Shqipërisë. Gramoz Ruçi u shpreh gjithashtu kundër  qëndrimit të kryetarit të Partisë Lëvizja e Legalitetit dhe aleatit socialist Bashkimi i të drejtave të Njeriu.

Gazetarja: Do ta përkrahni kërkesën e PBDNJ-së për rezolutën Çame?

Gramoz Ruçi: Kërkesën e PBDNJ-së?! Unë nuk kuptoj një gjë, qëndrimet e mia kanë qenë transparente publike dhe  institucionale në parlament. Përsëri do të jem vetëm në sallën e parlamentit. Mos luani me gjëra të tilla.

Gazetarja: Përse e shtytë atëherë?

Gramoz Ruçi: Atë përse e shtyta, e bëra besoj prezente dje, komentet i bëni ju vetë. Unë qëllimin përse e bëra, si e  bëra, si e argumentova, mirë apo keq, atje në sallë të parlamentit.

Gazetarja:A ka pasur ndërhyrje?

Gramoz Ruçi: Të lutem s’ka asnjë koment, unë nuk pranoj asnjë lloj ndërhyrje përjashto interesat e shtetit, të kombit tim. Ishte e padëshirueshme për interesin të cilën përmblidhte kjo rezolutë që si zoti Dule, si zoti tjetër i legalitetit shpalosën një debat aspak të dëshiruar për parlamentin shqiptar.

Gazetarja: A ka patur ndërhyrje nga diplomacia greke ose nga kryeministri Nano?

Gramoz Ruçi: Jo, nuk ka pasur asnjë ndërhyrje të tillë.

Përfaqësues të shoqatës Çamëria kanë kërkuar përgjigje nga drejtuesit e Partisë Socialiste për arsyet që çuan në shtyrjen  e miratimit të rezolutës. Nga ana tjetër Balli Kombëtar është shprehur se shkaku i mos miratimit të kësaj rezolute është presioni  i bërë nga qarqet  greke.

Tashmë janë të ditura qarqet të cilat nuk u interesojnë  zgjidhja e këtij problemi dhe ne nuk do të  dëshironim që këto të jenë institucione shtetërore nga  pala greke për qarqe të caktuara të cilat gjithmonë kanë qenë kundër zgjidhjes së këtij problemi./tvklan.al