Mbyllet traut doganor me Greqinë deri në një afat të paparëcaktuar, është një shkëndijë që mund të çojë në rritjen e çmimit të karburantit në vend. Referuar shifrave zyrtare 30% e importeve të karburantit mbërrijnë nga Greqia ndërsa import mesatar ditor nga shtetit helen përllogaritet në rreth 500 mijë euro.

Drejtori i qendrës kombëtare për Tregtinë me Jashtë, argumenton se mungesa e injektimit të këtij volumi karburanti do të sjellë prekjen e rezervave Selim Belortaja, duke ju dhënë kështu një pretekst më shumë grosistëve për të rritur çmimin.

Selim Belortaja: “Nga 1.5 milion euro që hyjnë çdo ditë nga doganat greke për në Shqipëri rreth 1/3 e tyre janë karburante dhe karburantet sjellin një efekt, mungesa e tyre ditore e përditshme sjell një efekt direkt në rrjedhën e disa sektorëve ekonomik në vend. Unë kam merak se mos ky bllokim disa ditor i hyrjes së karburanteve do të shoqërohet me një rritje çmimi për arsye të argumentit se po prekem rezervat e brendshme.”

Mbyllja e doganave me shtetin helen mund t’ju shkaktojë një dëm ekonomik importuesve të artikujve të ndjeshëm ushqimorë të cilët presin të doganohen. Greqia është partneri i dytë tregtar për nga rëndësia me të cilin kryejmë rreth 15% të totalit vjetor të importeve dhe 8% të eksporteve./tvklan.al

Gazetari: Fjorald Zguro

Operator: Isdor Rudho