Lajme Arkiva – TV Klan 2004

Në dy vjet, tregtia e lirë me rajonin ka kontribuuar në trefishimin e eksporteve shqiptare drejt rajonit. Kryenegociatorja e marrëveshjeve të tregtisë së lirë, Adriana Civici, deklaron se brenda 2008, do të kemi tregje të lira me 7 vende të rajonit.

Adriana Civici: “Ka një rritje jashtëzakonisht të madhe të eksporteve shqiptare. Për herë të parë janë trefishuar eksportet shqiptare, po të krahasojmë dy periudha, d.m.th. 6 mujorin e parë të këtij viti me 6 mujorin e parë të vitit të kaluar dhe kryesisht në mallrat agroushqimor, por edhe përsa i përket disa produkteve që prezantojnë industri të sapo ngritura në Shqipëri. Me vendet që ne kemi shfrytëzim dhe që mund të konsiderohet impakt pozitiv, janë vendet si Maqedonia, Kroacia dhe Bullgaria disi.”

Projektligji i propozuar nga PDR për ndalimin e importit të makinave të përdorura është kundërshtim me parimet e tregtisë së lirë sipas qëndrimit të OBT-së.

Adriana Civici: “Në marrëveshjet e tregtisë së lirë duke pasur si bazë parimet e OBT-së, në kuadër të tyre, vendet që lidhin këto marrëveshje angazhohen të mos rrisin angazhimet sasiore në tregti që janë pikërisht këto kufizimet apo ndalimi i importeve siç është rasti konkret.”

Gjatë vitit të kaluar janë shënuar dy precedent të ngjashëm të kritikuar nga BE dhe OBT-ja. Mbitaksa Majko prej 1% mbi importet dhe rritja e taksës doganore për birrën e importit./tvklan.al