Arkiva Lajme – Tv Klan 2000

10 vjet që mbeti dhe quhet veç gropë. Asnjë emër tjetër nuk mori ky shesh, përveçse ju shtua emri shkaktarit të hapjes së saj, Hajdin Sejdia. Kjo pjesë e këtij sheshi në krah të Bibliotekës Kombëtare edhe në planin rregullues të qytetit është hartuar dhe parashikuar për ndërtesë tregtare, për zyra dhe jo ndërtesë banimi, pasi dikur aty ka ekzistuar pazari i vjeter i Tiranës.

Pak muaj më parë e mbuluar nga kioskat nuk është vënë re pasi më shumë evidentohej aktiviteti i tyre. U desh viti 2000 që të shfaroseshin lokalet përreth dhe të rishfaqej sërisht pamja gropë tashmë duke ju shtuar dhe mbeturinat e viteve. Ashtu si në çdo vend tjetër që pas heqjes së kioskave përfituan gjelbërimin edhe këtu nis me procesin e sistemimit të mbeturinave ndërtimore.

Në mbledhje e fundit të Këshill Rregullim Territorit, bashkia mori vendimin për çlirimin e sheshit nga detyrimet ligjore, të cilat rridhnin nga lejet e më parshme. Tashmë çdo investitor është i lirë që në kombinim me pronarin e truallit mund të hyj në ndërtim.

Jane 83 familje që kanë pronë në këtë gropë e cila deri në vitin ’90 ka qenë pronë publike ku ka pronë edhe bashkia. Rreth 3000 m2, të mbledhura nga rrugicat e pazarit të dikurshëm është ajo që i takon pushtetit lokal bashkisë, ndaj deri në pritje të investitorit të vërtetë parku që do të ngrihet në këtë zonë, sërisht në krah të tij do të ketë këtë gropë./tvklan.al

Gazetare – Holta Zhiti