Një grup ekspertësh të kompanisë franceze Sorega nisën punën për projektin e studimit të fizibilitetit në vlerësimin e potencialeve hidroenergjetike të lumenjve tanë.

Ky është hapi i parë konkret në identifikimin e vendeve më të përshtatshme për ndërtimin në të ardhmen të veprave energjetike. Studimi do të fokusohet në pellgjet ujëmbledhëse të lumit Vjosë, Drin dhe Seman.

Ky projekt-studimi për gjetjen dhe vënien në eficencë të potencialeve  hidrike përbën një hap të rëndësishëm në fushën e ndërtimit të burimeve energjetike.

Në Shqipëri aktualisht shfrytëzohen vetëm 35 % e rezervave potenciale hidroenergjetike. Në objektivin e këtij studimi është analizimi i kushteve hidrologjike, meteorologjike, gjeologjike dhe sizmike.

Po kështu rëndësi do ti jepet edhe vlerësimit të impaktit ambinetal dhe zhvillimit social të këtyre zonave. Me qëllim që të identifikon kapacitetet gjeneruese. Projekti do të kushtojë 550 mijë dollar dhe financohet me kredi të bankës botërore./tvklan.al