Pavarësisht teknaliteteve që i ndajnë, mazhoranca dhe opozita shprehën angazhim për votën e diasporës përpara Komisionerit për Zgjedhet, i cili ishte thirrur nga grupi i dialogut për Reformën Zgjedhore.

Përfaqësuesit e opozitës kërkuan që të hiqet filtri i vendosur nga Ministria e Brendshme dhe që procesi të administrohet nga KQZ-ja.

“Është qesharake që sot kanë të drejtë vetëm 18 mijë shqiptarë. Nëse i referohemi Kushtetueses janë 1.2 milionë zgjedhës që e kanë këtë të drejtë. Kushdo të regjistrohet në KQZ”, thotë deputeti i PD, Oerd Bylykbashi.

Duket se ky propozim i demokratëve ka gjetur edhe mbështetjen e Kryekomisionerit Celibashi.

“Propozova që të gjithë procesin ta administrojmë ne, KQZ”.

E teksa opozita ka hedhur në tryezën e diskutimit dy propozime sa i përket mënyrës së votimit, Kryekomisioneri Celibashi ka një tjetër sugjerim për palët.

“Diaspora të votojë nëpërmjet një poste ndërkombëtare”, tha Bylykbashi.

“Votimi të bëhet ose përmes internetit ose në mënyrë elektronike. Nuk mendoj që është votimi me postë për arsye të ndryshme për rastin e Shqipërisë”, theksoi Celibashi.

Lidhur me shtrirjen e votimit dhe numërimit elektronik në gjithë vendin, Celibashi propozoi që ai të aplikohet në 5,6 ose 7 qarqe.

Tv Klan