Lajme Arkiva – TV Klan 2004

Të enjten Kuvendi do të miratojë projektrezolutën mbi çështjen çame. Drafti i paraqitur nga Balli Kombëtar, së bashku me ndryshimet e realizuara nga komisioni i jashtëm, i është paraqitur kryetarit të Kuvendit për miratim, në seancën plenare të së enjtes. Grupi parlamentar i PS, në mbledhjen e mesditës, vendosi të mbajë qëndrim unanim, pro rezolutës çame.

Ilir Zela: “Thelbi i rezolutës ka të bëjë me kërkimin dhe vënien në punë të vullnetit dypalësh të Shqipërisë dhe të Greqisë, për të zgjidhur të gjitha problemet që kanë të bëjnë me çështjet e pronësisë së patjetërsueshme, të shtetasve shqiptarë me origjinë çame”.

Projektrezoluta nuk parashikon abrogimin të ligjit të luftës nga pala greke, e cila ishte dhe një nga pikat e kërkuara nga shoqata e Çamërisë. Sipas kryetarit të komisionit të politikave të politikës së jashtme, ligji do të garantojë 100% kthimin e pronave popullsisë çame. Përsa i takon peticionit të qeverisë greke ndaj parlamentit shqiptar, për të mos miratuar këtë ligj, Ilir Zela u shpreh se zyrtarisht Kuvendi nuk është njohur me një kërkesë të tillë./tvklan.al

Gazetare – Arta Tozaj