Pasi iu nënshtrua rikontruksionit, hap sërish dyert në Shkodër Kinema “Republika”. Ajo ka pritur festivalin “Ekrani i Artit”.

Artdashësit mbushën sallën për të ndjekur me interes të lartë filma të ndryshëm që trajtojnë këtë vit marrëdhëniet sociale dhe ekzistencën njerëzore.

“Kjo hapje shpresoj të jetë një ogur i mirë kur shoh të mbushur kinemanë me njerëz dhe mendoj që kjo mund të jetë një rrugë e mirë për kinemanë që po hapet.”

Për kryebashkiakun Benet Beci rikonstruksioni i objektit përfundoi në një kohë të shpejtë.

“Kemi një nga sallat teknologjikisht më të mira. Projektori është ndoshta nga më të mirët që kemi në Shqipëri. Jemi akoma duke punuar dhe përfituam nga rasti për ta afruar këtë hapsirë për një nga aktivitetet më të rëndësishme që Bashkia e Shkodrës mbështet siç është “Ekrani i Artit”. Është një rast shumë i mirë për artistët shkodranë dhe artistët e huaj.”  

I lindur në Firenze, festivali “Ekrani i Artit” është kthyer në traditë dhe ky është edicioni i 7 i tij.

Klan News