Në Shkodër ka nisur rikonstruksioni i tregut të Rusit. Është bërë pastrimi i zonës dhe tregtarët janë zhvendosur për ta vijuar aktivitetin në një tjetër zonë në Dobraç në mënyrë që t’i hapet rrugë punimeve.

Sipas kryetarit të Bashkisë Shkodër tregu i ri në Rus do të jetë me të gjitha kushtet, ndërsa do të punohet me intensitet në mënyrë që punimet të mbyllen brenda afatit.

Benet Beci, kryetar i Bashkisë së Shkodrës: Është përcaktuar 8 muaj realizimi i saj, por siç kemi biseduar me kompaninë po përpiqemi për ta çuar në 4 muaj realizimin e këtij investimi për arsye të kohës dhe të nevojës së nevojshme për tregtimin dhe për të mos qenë shumë larg tregu nga qendra. Kështu që shpresoj shumë që për katër muaj  ne të kemi tregun me kushte cilësore shumë të mira.

Diçka të tillë Beci ua komunikoi edhe tregtarëve të cilët u shprehën të kënaqur me investimin që do të kryhet. Rikonstruksioni i tregut të Rusit ishte një premtim i Benet Becit kur ai kandidoi për tu zgjedhur kryetar i bashkisë në Shkodër.

Klan News