Rrjeti i dyqaneve Globe shkon edhe në Kamez. Dyqani më i ri me produkte elektro-shtëpiake dhe elektronike tashmë është hapur për të gjithë klientët.

“Me një dyqan komod dhe staf të përkushtuar ne vijmë më pranë qytetarëve të Kamzës, për t’ju ofruar jo vetëm cilësinë maksimale të produkteve, por edhe çmimet shumë të mira”, tha Evisa Muho, Drejtore Marketingu, Globe.

Globe ka zgjedhur të surprizojë klientët me oferta si asnjëherë më parë. Që në ditën e parë të hapjes interesi i tyre është i dukshëm.

“Për të festuar ardhjen tonë në Kamëz në kemi oferta shumë të mira në këtë dyqan deri në datën 2 Qershor. Çmime të përgjysmuara për të gjitha elektroshtëpiaket  e mëdha dhe të vogla.”

Për të plotësuar çdo nevojë të klientëve, Globe sjell dhe teknologjitë më të fundit të markave më të mira në treg.

“Në këtë dyqan do të gjeni markat më cilësore në treg si  AEG, Samsung, Hisense, Electrolux.”

Globe gjendet në Tiranë, Durrës, Fier, Vlore, Sarandë, Korçë, Shkodër si dhe në dyqanin më të ri në Kamëz.

Tv Klan