Një 8 vjeçar ka rënë nga kati i dytë i banesës së tij në Kamëz. Fatkeqësisht, siç bën me dije policia, i mituri ka ndërruar jetë në spital.

Më datë 23.07.2024, rreth orës 22:30, në Bathore, dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga lartësia e katit të dytë e banesës, një i mitur i moshës 8 vjeç, i cili është transportuar në spital për ndihmë mjekësore. Si pasojë e dëmtimeve të marra i mituri ka ndërruar jetë në spital. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftimin zyrtar./tvklan.al