Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest me burg” për 2 të shumëkërkuarve të deportuar nga Dubai, Plarent Dervishaj dhe Julian Meçe.

Gazetarja e Klan News, Glidona Daci raporton se dy të dyshaurit nuk kanë dhënë shpjegime në gjykatë për akuzat e ngritura nga SPAK.

Dervishajt dhe Meçajt i është komunikuar masa e sigurisë “arrest me burg” për ngjarjen e 1 Nëntorit 2019 ku në atentatin ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoja dhe Aleksandër Lahos i njohur si “Rrumi”, humbi jetën shoferi Andi Maloku.

Klan News