Pranë Spitalit Universitar Obtetrik Gjinekologjik do të ngihet një qendër diagnostifikimi ku çiftet të testohen përpara se të vendosin të krijojnë familje dhe të marrin këshillim mjekësor të një niveli ndërkombëtar nga një staf i trajnuar nga laboratori Gemona në Itali.

Përqindja e lartë e fëmijëve që lindin me probleme gjenetike si talasemia, fibrozat cistike, distrofia muskulore etj, e bënë të domosdoshëm ngritjen e kësaj qendre edhe në Shqipëri. Ministri i Shëndetësisë Mustafa Xhani ka ndëshkuar dje pasdite me presidentin e fondacionit shqiptar të fëmijëve Domeniko Scalione, marrëveshjen për ngritjen e kësaj qendre.

Mustafa Xhani: Duke e vlerësuar këtë projekt ne mendojmë të realizojmë edhe në bazën për diagnostifikimin e hershëm të disa patologjive të rënda gjenetike të cilat kanë një kosto të madhe financiare, sociale dhe diagnostifikmi mes të cilave do të krijonte mundësi për të ofruar një zgjidhje për ardhjen në jetë të fëmijëve të shëndetshëm. Për të plotësuar objektivin e qeverisë Nano për uljen e mortalitetit infantil në 17/1000  në viti 2005.

Fondacioni shqiptar i fëmijëve do të shpenzojë afërsisht 23.000 dollarë për pajisjen e qendrës së diagnostifikimit. Të dhënat statistikore që do të grumbullohen do të ndihmojnë që puna mjekësore të fokusohet në të ardhmen në fushat me probleme si dhe të sigurohet një ndikim pozitiv në fushën e shëndetit për të ardhmen e fëmijëve shqiptarë. Në Shqipëri ka afërsisht 42.000 lindje me një vdekje infantile 17.3%, ku një vend të rëndësishëm zënë vdekjet e fëmijëve me anomali të lindur./tvklan.al