Lajme Arkiva – TV Klan 2003

Gazetarja: Jemi përpara shkollës “Qemal Stafa”, ku është e vendosur Qendra e Votimit nr. 1998. Është ora 7:05 minuta dhe ka pikërisht vetëm 5 minuta, që në këtë qendër votimi, por dhe në të gjitha qendrat e votimit në të gjithë Shqipërinë janë hapur kutitë e votimit. Komisioni i kësaj qendre votimi ka përfunduar tashmë të gjitha procedurat e nevojshme dhe është në pritje të votuesve të parë.

Gazetarja: Si shkuan tani procedurat për hapjen e votimit?

Komisionerja:- “Deri tani procedurat për hapjen e kutive të votimit kanë vajtur mirë, anëtarët e komisionit u paraqitën në orën 6, u bë hapja e materialeve, verifikimi i tyre, u bë edhe procesverbali që ky proces vajti në rregull”.

Gazetarja: Sa votues pritet të votojnë në këtë qendër votimi?

Komisionerja:- “Në këtë qendër pritet të votojnë 864 votues”./tvklan.al

Gazetare – Elja Zotka