Me fillimin e sezonit turistik qytetet bregdetare kanë nisur tashmë garën për të joshur sa më shumë pushues. Vlora, një nga destinacionet më të frekuentuara turistike në vend edhe këtë vit do të konkurrojë Sarandën e Durrësin me çmimet e ulëta.

Menaxher të komplekseve turistike thonë për televizionin Klan se strategjia e operatorëve do të jetë e njëjtë me atë të vitit të kaluar. Sipas tyre me ofertat e këtij sezoni pushuesit do të kenë mundësinë të frekuentojnë baret, restorantet, plazhet dhe hotelet me çmime të përballueshme.

“Nuk do të ketë ndryshime këtë sezon, kjo është politika që mendojmë të ndjekim me çmimet. Çmimet do të jenë të njëjta dhe për çdo kategori klienti.”

“Janë të njëjtat çmime që kanë qenë vjet dhe shuam produkte mundte dhe të kenë pasur ulje çmimesh, këto çmime janë mos të themi më të ultat, po më realet që janë nëpër bregdetin tonë.”

Janë të shumtë pushuesit nga kryeqyteti dhe vendet e tjera që zgjedhin Vlorën për të kaluar fundjavat e tyre, ndërkohë që në qytetin bregdetar kanë bërë shfaqjen e parë edhe turistët ditorë. Me fillimin e sezonit strukur vendore kanë nisur zgjerimin dhe pastrimin e plazheve publike, një pjeë e të cilave kanë hapësira të ngushta për të përballuar fluksin e turistëve./tvklan.al

Gazetare: Brunilda Cami