Kamala Harris pranoi të kandidojë për demokratët amerikanë në zgjedhjet presidenciale të 5 Nëntorit.

Në ditën e 4 dhe të fundit të konventës së demokratëve në Çikago, Harris premtoi luftë kundër tiranive nëpër botë dhe fundin e luftës në Gaza, por nuk foli për mbështetjen që Uashingtoni i jep Izraelit, që është në qendër të kritikave brenda dhe jashtë vendit.

“Presidenti Biden dhe unë po punojmë për t’i dhënë fund kësaj lufte, që Izraeli të jetë i sigurt, të lirohen pengjet, që të marrin fund vuajtjet në Gaza dhe palestinezët të jenë të lirë, të sigurtë dhe të fitojë të drejtën e vetëvendosjes”, tha ajo.

Premtoi edhe se do të luftojë për të minimizuar pasojat e krizave financiare të pandemisë dhe luftës ruse në Ukrainë.

“Si presidente do të bashkëpunoj me punëtorë, pronarë biznesesh e sipërmarrës për të fuqizuar ekonominë e për të ulur kostot e jetesës së përditshme. Do t’i japim fund vështirësive për strehim dhe do të sigurimet shoqërore e shëndetësore”, tha ajo.

Fjalimin e Harrisit, rivali i saj republikan Donald Trump e shoqëroi me një seri postimesh në rrjetin social personal Truth, ku tha se zv/presidentja po fliste sikur deri tani nuk kishte patur asgjë në dorë për të zgjidhur mes atyre që premtoi.

Ndonëse tërheqja e Bidenit dhe zgjedhja e Harrisit si kandidate ka shtuar optimizmin tek demokratët, sondazhet tregojnë një garë të ngushtë, të vështirë dhe të paparashikueshme përballë Donald Trump-it.

Tv Klan