10 vjet që në Shqipëri nuk dihej se çfarë bëhej me urbanistikën. Ndërtoheshin objekte me ose pa leje dhe askush nuk kishe një shifër të saktë, për pallatet apo dhe firmat që vepronin në Shqipëri. 3 muaj më parë, nga Policia e Ndërtimit Tiranë është kërkuar bërja e një harte në çdo dege rrethi për ndërtimet e paligjshme në çdo vend, në mënyrë që më pas të ndërtohej një strategji dhe të kuptohej se ky duhej ndërhyrë. Në shkallë vendi janë ndërtuar 30 mijë shtëpi, lokale dhe kioska pa leje ku gjysma e tyre lulëzon vetëm në Tiranë.

Në këtë mori ndërtimesh nuk janë përfshirë rrethinat, pra shifra e paligjshmërisë së ndërtimeve bie të jetë më e madhe. Çfarë do të bëhet pas kësa, Drejtori Havari thotë:

“Vetëm në Tiranë mund të keë mbi 10 pallate 10 katësh apo 12 katësh pa leje ndërtimi fare dhe pa marrë leje nga KRT-ja që është një skandal, një absurditet që është e pabesueshme. Firma ndërtimi serioze të dalë nga lejet që kanë dalë nga KRT-ja dhe ndërtojnë dhe 4 kate shtesë. Unë ju them të mbledhin mendjen dhe të shkojnë të paguajnë gjobat që kanë marrë nga Policia e Ndërtimit sepse ne nuk tërhiqemi. Ata t’a kenë të qartë se historia ka shkuar, ka mbaruar. Do të paguajnë fillimisht nga një gjobë.”

Dënime pa shkuar tek sekuestrimi janë edhe gjobat ku vetëm nga këto nëë katër muaj Policia Ndërtimore ka mbledhur 40 milionë lekë duke pezulluar dhe mjaft punime./tvklan.al

Gazetare: Holta Zhiti