Lajme Arkiva – TV Klan 2003

Telefoni celular i ish-sekretarit të përgjithshëm të Komunitetit Mysliman Shqiptar Sali Tivari, pritet të hedh gjithashtu hije drite mbi vrasjen enigmatike ndaj tij në 13 Janar në selinë e KMSH. Karta e telefonit e përdorur nga Tivari, deri në mëngjesin e vrasjes është sekuestruar menjëherë pas ngjarjes nga policia si provë materiale.

Pas kësaj janë kontrolluar në rrjetin telefonik, numrat me të cilin ka komunikuar Sali Tivari në ditët e fundit të jetës. Gjithashtu me përparësi janë kontrolluar dhe janë bërë përpjekje të mundshme, për të identifikuar personat, me të cilët sekretari i komunitetit ka komunikuar në mëngjesin e datës 13 Janar, kur edhe u ekzekutua.

Disa nga bashkëbiseduesit telefonik të Tivarit, janë identifikuar dhe janë thirrur nga organet e hetimit për të dëshmuar në lidhje me bisedat e zhvilluara në orët para vrasjes, si dhe në lidhje me ndonjë shqetësim, apo argument të fundit që ka shqetësuar Sali Tivarin. Ndërkohë çështja në fjale, duket se ka vënë në bashkëpunim hetimin, përveç prokurorisë dhe policisë së Tiranës dhe strukturat e anti-krimit.

Çështja është shtrirë në punën operative dhe hetimore të drejtorive të policisë në Durrës dhe Elbasan, me verifikimin e aktivitetit dhe marrëdhënieve mes drejtuesve të komunitetit. Ndërsa nja nga pistat zyrtare të hetimit, në lidhje me terrorin, ka bërë që automatikisht vrasja e Tivarit të regjistrohet si dosje dhe pranë SHISH./tvklan.al