Më kollaj zgjidhen problemet në bashki për lejet se sa në hipotekë për të rregjistruar një pasuri. Hipoteka mbetet problemi i pazgjidhur i ndërtuesve Shqiptarë. Në aktivin kombëtar shoqata e tyre si sfidë që duhet kaluar përmendi lejet e ndërtimit , shmangjen e procedurave burokratike dhe korrupsionin. Ato kërkojnë tu jepet fund praktikës ku sa herë vijnë kontrolle të hapen letrat e 5 viteve të fundit, puna sipas tyre duket nuk është një mall trregu. Gjithashtu ndërtuesit duan të ndryshojnë ligjin e tenderimit dhe kërkojnë një shpërndarje të drejtë të fondeve publike. 520 firmat e ndërtimit do të nënshkruajnë 3 protokolle dhe marrëveshje bashkëpunimi me punonjës të bashkisë, policisë ndërtimore dhe hipotekës. Ndërkohë Ministria e Pushtetit Lokal dhe PLUD kanë inaguruar qëndrën e parë operacionale për menaxhimin e emergjencave civile, të qenit me shërbim 24 orësh konsiderohet një hap i sigurt në planifikimin dhe menaxhimin e emergjencave. Detyrë e saj është grumbullimi dhe analizimi i informacionit për ngjarjet që cënojnë jetën e qytetarëve, pronën dhe trashigiminë kulturore si dhe kordinim sa më të mirë i të gjitha strukturave gjatë periudhës së emergjencës civile në vend./tvklan.al