Akademia më e madhe e filmave në të gjithë botën Hollywood ka rritur numrin e personazheve gay dhe bisekualë gjatë vitit 2019. Por sipas asaj që raporton Reuters për gjatë vitit 2019 shumica e tyre kanë interpretuar vetëm në disa sekuenca të vogla. Grupet e LGBT në bashkëpunim me grupin e avokatëve GLAAD kanë bërë të ditur se në 118 filma të prodhuar nga studiot e Hollywood në 2019 vetëm 22 nga ata ose 18.6% kanë një personazh biseksual ose gay, në filma si Bombshell, Rocketman, Judy, dhe Booksmart.

Në këto 22 filma këto personazhe interpretonin në vetëm 10 minuta në ekran. Por kjo është vetëm një rritje shumë e vogël krahasuar me vitin 2018 ku këto karaktere zinin një përqindje prej gati 18.2. Ndërkaq Hollywood ka qenë mjaft selektiv pasi në filma nuk ka përzgjedhur asnjë personazh transeksual. Sipas GLADD transeksualët kanë qenë gjithnjë të diskriminuar në këto vitet e fundit.

Vetëm shfaqjet televizive si POSE, Supergirl dhe L’World janë të vetmet ku personazhet trans pasqyrojnë jetën e tyre, e që përgjatë dy viteve të fundit kanë arritur një shikueshmëri të lartë. Grupet e LGBT kanë kërkuar më shumë përfaqësim në filma dhe kjo gjë duhet të bëhet në mënyrë të drejtë duke mos cënuar asnjë.

Klan Plus