Dashi-Në përgjithësi sot do të jetë një ditë e mirë dhe yjet ju favorizojnë në sajë të ndikimit të Uranit, i cili do t’ju bëjë hiperaktivë. Veçanërisht në planin sentimental priten zhvillime të reja. Shmangni qëndrimin vetëm në shtëpi. Qëndrimi në shoqërinë e miqve ju bën mirë.

Demi-Hëna do të jetë në një pozicion delikat dhe do të testojë durimin tuaj. Megjithatë kjo është dita e duhur për t’u treguar shumë të matur dhe shumë të durueshëm, pasi vetëm kështu mund të përballoni një ditë plot kontraste e përplasje. Mundohuni të mos qëndroni prapa të tjerëve.

Binjakët-Ditë e qetë, sidomos në dashuri, ku do të keni mbështetjen e Hënës dhe shenjës së Luanit. Është një periudhë jo shumë e mirë kjo që po kaloni, por duhet të tregoheni të duruar, pasi është një situatë e përkohshme. Nuk ju mungojnë as aftësitë e as optimizmi për t’ia dalë mbanë.

Gaforrja-Qetësia vjen në horizont këtë fundjavë dhe kush është në çift, nuk do bëjë ndryshe. Yjet në shenjën tuaj nuk janë në një pozicion favorizues për ju në aspektin ekonomik. Do të ishte mirë që sot ta mblidhnit pak dorën për të mos shpenzuar shumë.

Luani-Me ndikimin e Hënës në shenjë, dita do të nisë më së miri, kjo edhe prej vitalitetit dhe entuziazmit që do t’iu dhurojë ky ndikim pozitiv. Mërkuri mund t’ju rikthejë kthjelltësinë shpirtërore dhe mendore njëkohësisht. Polemikat e kota nuk ndihmojnë aspak për të ruajtur raportet me dikë.

Virgjëresha-Saturni nuk ju jep rrugëzgjidhje, kështu që do të jeni të detyruar të vlerësoni me kujdes cilat janë gjërat që duhet të ndryshoni për të jetuar më të qetë. Sinjale qëndrueshmërie vijnë në aspektin ekonomik. Kujdes, sepse mania për të pasur gjithçka mund t’ju rrezikojë shumë.

Peshorja-Sot do t’iu përfshijë reflektimet. Tani duket se ka ardhur koha dhe momenti për të luajtur kartën tuaj më të mirë sepse energjitë që ju vijnë nga Merkuri janë shumë të çmuara për ju. Marrëdhëniet me partnerin në rrugën e përmirësimit.

Akrepi-Qielli juaj sot është mjaft i ngarkuar dhe parashikohet një ditë mjaft intensive, si në impenjimet e karakterit profesional ashtu edhe në çështjet që kanë të bëjnë me ndjenjat. Ndikimi i Venusit, Marsit dhe Hënës, nuk ju favorizon. Shëndeti paraqitet me luhatje.

Shigjetari-Tregohuni të vendosur dhe largoni gjithë ata persona që kohët e fundit ju kanë krijuar bezdi e shqetësim. Situatë kryesisht pozitive me yjet e një harmoni e tillë që e bëjnë atmosferën që ju rrethon mjaft pozitive dhe kjo do të ketë efekte të tilla edhe në raportet ndërpersonale dhe jetën në çift.

Bricjapi-Kujdes, yjet sot ju rezervojnë momente tensioni në familje, të cilat mund të hedhin në erë projektet tuaja. Duhet të tregoheni shumë të matur dhe të hidhini nga një hap të vogël përpara. Dobësimi i ndikimit të Marsit e ka ulur paksa agresivitetin tuaj.

Ujori-Nën dominimin total të Afërditës në shenjë do të ndjeni një sens sigurie dhe ngrohtësie që do t’ju risjellë qetësinë e munguar shpirtërore. Duhet të jeni më të hapur me partnerin. Këshillohet që të mos i viheni kundër dikujt që ka zgjedhur një rrugë ndryshe nga e juaja.

Peshqit-Puna do të jetë mendimi juaj kryesor, madje sot do e kaloni duke menduar dhe diskutuar, se cilat mund të jenë rrugët më të mira që puna juaj të ecë. Duket se është dobësuar disi ndikimi i Marsit, ndërsa gjithnjë e më aktive është Hëna që stimulon ndjeshmërinë dhe sentimentalizmin tuaj./tvklan.al