Barcelona zhgënjeu në ndeshjen për trofeun “Gamper”, pasi u mposht në shtëpi nga Monaco me rezultatin 0-3. Pavarësisht humbjes, trajneri i katalanasve, Hansi Flick nuk e ka bërë dramë.

Në prononcimin pas ndeshjes, tekniku gjerman deklaroi se presioni i skuadër nuk ishte i duhuri, ndërsa premtoi se gjithçka do të jetë ndryshe ndaj Valencias, në ndeshjen e parë të kampionatit.

Sipas tij, Barcelona është gati për sezonin e ri, duke theksuar se afrimi i kësaj vere, Dani Olmo mund të bëjë diferencën.

“Në minutat e para ishim vendosur mirë në fushë. Luajtëm me ritmin e ndeshjeve përgatitore ne SHBA. Më pas lamë lojën dhe humbëm kontrollin. Tentuam të përmirësohemi në fushë, por nuk ia dolëm.

Barcelona është gati për të përballur sezonin e ri. Ne e treguam këtë në SHBA. Përballë kishim një kundërshtar të madh. Mendoj se në ndeshjen e parë të kampionatit ndaj Valencias gjithçka do të jetë ndryshe.

Ndaj Monaco-s problemi ishte presioni, pasi nuk e bëmë siç duhej. Duhet të punojmë më shumë dhe të stërvitemi mirë. E pamë çfarë ndodh kur nuk e bën presionin ashtu siç duhet. Mendoj se Dani Olmo mund të bëjë diferencën.”, deklaroi Flick.

Ndeshja mes Barcelonës dhe Valencias, është planifikuar të luhet të shtunën e 17 gushtit, në orën 21:30, në stadiumin “Mestalla”. /tvklan.al