Kanë hyrë në fuqi tarifat e reja për siguracionin e detyrueshëm e mjeteve motorike. Tabela e re e përpiluar nga ministria e Financave duket se ka thjeshtuar punën e agjentëve fundorë që shesin prime drejtuesve të automjeteve. Autoveturat për efekt siguracioni kanë qenë të ndara në 4 kategori në bazë të kapacitetit, por tashëm ato do të ndahet në 2 të tilla.

Primi rritet për automjetet deri në 1200 kubik dhe ulet për ato mbi 2500 kubik, por ndarja e re nuk ka kënaqur plotësisht edhe kompanitë e sigurimit.

Avni Ponari: “Kjo e thjeshtin pak punën e agjentëve, por nga ana tjetër agjentët gjithmonë mundohen që ta deformojnë edhe ndarjen e kategorive, për këtë fakt është bërë edhe shkurtimi i kategorive, se nëse do të mbaheshin ato kategori që ishin psh kanë qenë 4 tani bëhen 2, kjo nuk është dhe aq në interes të kompanive, por për faktin që janë të regjistruara të gjitha automjetet me nivelin e kategorive që kanë.”

Tabela e re e figuracionit vjetor shikon rritje të konsiderueshme për rimorkio dhe kamionët deri në 15 ton ndërsa drejtuesit e motoçikletave do të paguajnë rreth 100 lekë më pak krahasuar me tarifat deritanishme./tvklan.al

Gazetar: Fjorald Zguro