I dërguari i Kryeministrit Britanik Toni Bler, Lideri Liberal Demokrak Anglez, Azhdon, i ka dhënë sinjale të qarta Kryeministrit Majko se NATO po përgatitet për një ndërhyrje të shpejtë me trupat tokësore në Kosovë. Azhdon i ka dorëzuar Kryeministrit Majko një mesazh të veçantë të Kryeministrit Bler, ku theksohet gadishmëria e Britanisë së Madhe për të ndihmuar Shqipërinë për të pritur fluksin e refugjatëve kosovarë.

Aksionet ushtarake të NATO-s do të shkallëzohen tha Azhdon derisa Millosheviçi të largojë ushtrinë serbe nga Kosova dhe të fillojë rikthimi i të dëbuarve me dhunë. Majko u shpreh se ekziston vizioni i përbashkët i dy qeverive për zgjidhjen e konfliktit në Kosovë. Azhdon do të vizitojë kampingjet e ngritura në Veri të Shqipërisë dhe trupat ushtarake britanike të vendosura në Maqedoni./tvklan.al

Gazetar: Vladimir Lame