Kevin Sekniqi, i riu shkodran që ka arritur në majat e suksesit në SHBA ishte këtë herë i ftuari i kryeministrit Edi Rama në podcast-in “Flasim”. Gjatë bisedës me kryeministrin ai rrëfeu ndjesinë që përjetoi kur u rendit nga revista “Forbes” si një prej nën 30-vjeçarëve që janë në majën e suksesit në botën financiare.

Kevin Sekniqi: Më bënë një intervistë, iu përgjigja disa pyetjeve, më vonë mora vesh që ishte lista se as unë nuk dija gjë. Por është listë interesante, por është thjesht fillimi i kësaj historie. Ishte për punën e biznesit që kam bërë tek Ava Labs, influenca që kam pasur tek fusha e kriptomonedhave. Sidomos tek zhvillimi i teknologjisë që kemi bërë tek kompania jonë tek Ava labs, që është block-chain-i i Avalanch-it. Është një prej bolck-chain-ve më të përdorura.

Ai foli edhe për historinë e jetës së tij.

“Historia fillon para 30 viteve. Në vitin ’93 kam lindur në Malin e Zi, por prindërit i kam nga Shkodra. Babin me origjinë malazeze, nënë shkodrane 100%. Jam rritur këtu në fëmijëri, kam bërë disa vite në Itali, por shumicën e viteve i kam bërë në Shqipëri deri sa kam qenë 14 vjeç. Gjithmonë kam pasur dëshirë të bëj një biznes një start-up. Kam pas ëndrrën e Bill Gates, ka qenë idhulli im që i vogël dhe rastësisht na erdhi të shkojmë në Amerikë kur isha 14 vjeç për një dasmë. Pashë Neë York-un dhe tha po jetoj këtu”, tregoi Sekniqi.

I riu vlerësoi ndryshimin kolosal që ka ndodhur në Shqipëri, ndërsa foli edhe për planet për të jetuar në Tiranë

Kevin Sekniqi: Tirana është një qytet që është zhvilluar jashtëzakonisht shumë. Nuk ma ka marrë mendja. Normalisht është qyteti që është zhvilluar më shumë. Ka kohë që nuk kam shkuar në jug. Në Shkodër kam shkuar dhe Shkodra duhet të eci s’e nuk ka ecur aq shumë sa duhet.

Sekniqi dha edhe sugjerimet e tij për projektet që mund të përqafohen edhe nga Shqipëria në fushën e teknologjisë.

Klan News