“Fotografia gjithnjë lufton vdekjen”, shkruan Nysret Krasniqi, profesor në Universitetin e Prishtinës, në hyrjen e katalogut me fotografi të Ibrahim Rugovës, të shkrepura nga Fahredin Spahija.

Dhe ky përkufizim bëhet me kuptimplotë, kur 2016 shënon edhe 10 vjetorin e ndarjes nga jeta të Presidentit të parë të Republikës së Kosovës.

Pas konferencës shkencore, në ambientet e Bibliotekës Kombëtare, Fahredin Spahija, një emër i rëndesishëm i artit në hapësirat shqiptare, ekspozon vetëm disa nga koleksioni i tij me qindra fotografi të Ibrahim Rugovës.

Duane Michals, fotografi i famshëm amerikan thotë se nuk mund të fotografosh ndjenjën, por reflektimin e saj po. Dhe këtë e gjen edhe në artin e Fahredin Spahija, që nga shkrepja e parë në 1994 deri në ditën e largimit nga jeta të Rugovës.

Tv Klan