Lajme Arkiva – TV Klan 2003

“Nuk duam përçarjen e PS, Fatos Nano e provokon binjakëzimin e  PS me PD, duke përbuzur organet  partisë dhe duke zgjedhur gjuhën e diktatit për interesa të rrezikshme personale”.

Kështu i është përgjigjur ish-kryeministri Meta, akuzave të kreut të PS Fatos Nano, për bashkimin e votave të një grupi deputetësh socialist me Berishën.

Ilir Meta:- “Kjo votë i dha një goditje të fortë papërgjegjshmërisë së Fatos Nanos, pazareve të ndyra dhe në prapaskenë të klaneve mafioze, por Fatos Nano, i cili ka kohë që nuk vepron si kryetari i PS, por si kryetar i një klani të caktuar kundër pjesës tjetër të PS, injoroi të gjitha përpjekjet tona konstruktive dhe institucionale. Përsa i takon akuzave të tij për bashkëpunimin tonë me Berishën, ai sa herë ndihet keq, përveç 14 Shtatorit, përmend edhe bashkëpunimin me Berishën. Me këtë rast, unë dua të theksojë se, kur ai është në dashuri me Berishën, më akuzon mua pse unë u solla sipas tij, në mënyrë të dhunshme me të, duke e çuar në stacionet e policisë, siç ka bërë vazhdimisht”.

Ish-kryeministri Meta deklaroi se PS, ka nevojë për ndryshim të kryetarit dhe rikompozim urgjent të qeverisë.

Ilir Meta:- “Partia Socialiste ka një nevojë të domosdoshme për ndryshimin e kryetarit të saj, i cili tashmë është kryetar i një klani të caktuar të PS”./tvklan.al

Gazetare – Arta Tozaj