Pas takimit mes Leskajt dhe Xhufit që në dukje tregoj se Partia Socialiste dhe Lëvizja Socialiste për Integrim do të nisin një bashkëpunim të ri, Ilir Meta u shpreh sot, se takimi i djeshëm është përpjekja e fundit që partia e tij bën për të rikthyer Ramën në rrugën e vjetër. Takim që gjithsesi sipas Metës nuk i bën të ushqejnë shumë iluzione për një bashkëpunim të mundshëm në zgjedhjet e 2009-ës.

Ilir Meta: “Koalicionet e përbëra janë koalicione bishtash, pra nuk janë koalicione të ndërtuara mbi principe dhe mbi vlera të përbashkëta, mbi qëllime të përbashkëta”.

Meta është dukur i prerë se me Ramën i ndajnë shumë principe thelbësore, gjë që lë të kuptoj se nuk mund të bashkëqeverisin nëse do të fitonte e majta në 2009.

Ilir Meta: “Dallimet midis LSI dhe lidershipit të PS-së, theksoj jo Parti Socialiste po lidershipi i PS, janë shumë më të mëdha pas 21 prillit, sepse sot ne kemi dallime shumë thelbësore, për të mos thënë diametralisht të kundërta lidhur me principet mbi të cilat organizohet dhe ndërtohet një shtet demokratik”./tvklan.al

Gazetare: Elja Zotka