Kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, është takuar me përfaqësues të shoqatës së biznesit fason.

Meta ka deklaruar se për këto biznese që punësojnë më shumë së 100 mijë shqiptarë duhet të aplikojnë lehtësira fiskale.

Ilir Meta: “Vështirësitë financiare në të cilat ju ndodheni sot që të vijoni aktivitetin tuaj dhe që të ruani këto vende pune, të cilat kanë të bëjnë me heqjen e tatimit mbi fitimin deri në Dhjetor të vitit 2010, që kanë të bëjnë me subvencionimin e sigurimeve shoqërore në masën 50% deri në fund të vitit 2011 dhe njëkohësisht edhe të sigurimeve shëndetësore që kanë të bëjnë me subvencionimin 100% të sigurimeve shoqërore për çdo vend të ri pune që do të krijohet në këtë periudhë krize dhe njëkohësisht që kanë të bëjnë me heqjen e TVSH-së për makineritë dhe për pajisjet për këtë lloj biznesi dhe aktiviteti”.

Meta ka deklaruar se shteti duhet të bashkëpunojë me bankat për ristrukturimin e kredive që merren nga këto biznese./tvklan.al

Gazetare: Anduena Llabani