Lajme Arkiva – TV Klan 2003

Zëvendësimi në Parlament i zotit Spartak Ngjela me demokratin Luan Skuqi, sipas kryetarit të KQZ Ilirjan Celibashi është bërë brenda rregullave.

Ilirjan Celibashi:- “KQZ nëse ju kujtohet në atë periudhë, pra gjatë zhvillimit të zgjedhjeve të përgjithshme për Kuvendin e Shqipërisë, në Qershor të 2001, ka marrë një vendim, i cili lidhej me mënyrën se si do të llogaritej rezultati i kandidatëve të pavarur dhe mandati i zotit Ngjela është llogaritur në mandatin e grupimit politik Bashkimi për Fitore”.

Gjatë një konference për shtyp, zoti Celibashi bëri të ditur se KQZ ka përfunduar plotësisht procesin e regjistrimit të kandidatëve për kryetar të bashkive dhe komunave dhe listave shumemërore për këshillat vendorë. Përgatitja e listës përfundimtare të zgjedhësve, do të shpallet 10 ditë, përpara ditës së votimit./tvklan.al

Gazetare – Danjela Kostandini