Imane Khelif vijon rrugën drejt titullit kampione olimpike pavarësisht polemikave rreth që nuk ka kaluar testin e përshtatshmërisë gjinore. Boksierja algjeriane siguroi finalen e peshës deri 66 kilogramë pasi mundu tajlandezen Janjaem Suwannapheng në një duel të vendosur me pike me vendim unanim të gjyqtarëve.

Diskutimet rreth Imane Khelif shpërthyen kur italiania Angela Carini u tërhoq për shkak të grueshteve të fortë të kundërshtares. Por më tej të gjitha rivalet e tjera qëndruan në ring për të luftuar me algjerianen.

Komiteti Olimpik Ndërkombëtar ka dalë në krahë të boksieres, duke sqaruar se ajo ka lindur femër dhe për vite të tërë ka garuar si femër. Khelif është nënkampione bote në 2022.

Tv Klan