Bashkimi Demokratik për Integrim tërhiqet nga 6 komuna. Vendimi ka ardhur pas incidenteve gjatë procesit zgjedhor të cilat janë shoqëruar me një viktimë  dhe disa të plagosur. Pas mbylljes së votimit BDI ka kërkuar ripërsëritje të zgjedhjeve në Bogovinë, Zhelinë, Bërvenicë, Jegunovcë, Tearcë dhe Saraj duke deklaruar mosnjohje të rezultatit.

Lidhur me incidentet BDI akuzoi rivalen e saj në politikë PDSH, sipas shefit të shtabit zgjedhor të BDI-së Izet Medziti, bandat e PDSH dhe struktura paralele policore ushtruan terror duke shkelur procesin zgjedhor dhe duke kërcënuar komisionerët.

Ai u shpreh se në incidentet ku humbi jetën aktivisti i BDI-së Naser Ajazi dhe u plagos kreu i degës së kësaj partie në Cair Beqir Hasani, janë përfshirë dhe pjesë nga njësia policore Afla dhe grupe kriminale. /tvklan.al