Desada Metaj: “Ndodhemi këtu në fshatin Haracin, në fshatin ku është shënuar dhe incidenti më i rëndë deri më tani në zgjedhjet  e përgjithshme që po zhvillohen në Maqedoni. Një 26-vjeçar ka humbur jetën nga plumbat e policisë maqedonase në një konflikt të ndodhur në qendrën e votimit diku në brendësi të fshatit. Pas kësaj ngjarje tensioni ka përfshirë fshatin e Haracinës, mijëra banorët e tij janë grumbulluar në qendër të fshatit dhe kanë bllokuar me këto makina që shihni këtu pikërisht rrugën që lidh fshatin Haracinë me Shkupin. Vetëm 500 metra më tutje kësaj rrugë ndodhen të përqendruara forcat Alfa forcat speciale të policisë maqedonase. “/tvklan.al