Notarja sllovake Tamara Potocka ra pa ndjenja për shkak të vapës pas garës së 200 metrave stil i përzier.

Menjëherë mjekët i dhanë ndihmën e parëm ndërsa më pas e larguan me barelë për trajtim më të specializuar.

Sportistja 21-vjeçare përdori maskë oksigjeni për të marrë frymë.Sipas “Gazzettadellosport”, sportistja sllovake është astmatike dhe kishte pasur shqetësime menjëherë pas garimit.

Potocka nuk kishte me vete pompën, e për këtë arsye humbi ndjenjat. 21-vjeçarja do të qëndrojë disa dite e shtruar në spital, ku do të jetë nën mbikëqyrjen e mjekëve.

Koha e realizuar nga notarja prej 2 minutash e 14.2 sekondash nuk e kualifikoi për në gjysmëfinale, ndërsa ishte 4.3 sekonda më e ngadaltë se sa notarja më e shpejtë, kanadezja Summer McIntosh.

Klan News