Lajme Arkiva – TV Klan 2003

Gazetarja:- Çfarë mendoni për konfliktin Nano-Meta?

Gjergj Koja:- “Unë e kam thënë dhe më përpara dhe po e them prapë, që nuk shoh këtu konflikt Nano-Meta. Shoh disa probleme që ka ngritur zoti Meta, me anë të një letre drejtuar kryesisë, probleme që nuk është i pari zoti Meta që i ka ngritur, janë probleme që janë ngritur edhe më parë dhe nga deputetë në grupin parlamentar dhe nga ënëtarë të KPD së PS dhe meqenëse këto probleme po maiseshin dhe realisht nuk po reagohej ndaj tyre, u zgjodh një rrugë institucionale dhe zoti Meta i ngriti këto probleme në kryesi. Në thelb, unë këto probleme i konsiderojë të drejta, të cilat kanë të bëjnë me përmirësimin e qeverisjes së PS, në forcimin e rolit vendimmarrës të forumeve politike të PS dhe këtu nuk ka asnjë gjë të keqe dhe disa ministra të mos bëjnë tifozllëqe para kohe, por të bëjnë një analizë të punës, e cila në radhë të parë duhet të bëhet në forumet e PS, e më andej mund të gjenden rrugët e tjera të të shprehurit”.

Gazetarja:- Janë disa zëra, që kërkojnë dorëheqjen e Metës. Po kjo si komentohet nga ju?

Gjergj Koja:- “Nuk zgjidhet ky problem me dorëheqje të Metës, apo të Nano, do të gjykoja që këtu bëhet fjalë për përmirësim të qeverisjes të PS, këtë besoj e ka të qartë kushdo dhe në këtë kuadër duhet vënë dora mbi plagë, duhet patjetër të shikohen problemet ashtusiç janë dhe të jepen alternatia të qarta për zgjidhjen e tyre, të cilat mund çojnë edhe në ndryshimtëqeverisë kjo nuk është një gjë e pamundur dhe sigurisht, nëse bëhet në funksion të përmirësimit qeverisës kjo është plotësisht e dobishme, por këtu nuk bëhet fjalë me ultimatume për dorëheqje të njërit apo të tjetrit, sepse nuk zgjidhen kërshtu problemet”.

Gazetarja:- Pra zgjidhja më e mirë është rikompozim qeverie?

Gjergj Koja:- “Zgjidhja më e mirë do të kalojë në nëpërmjet konkluzioneve dhe alternativave zgjidhëse të kryesisë së PS dhe më andej nëse do të kërkohej dhe nga forumet e tjera të PS, pra dhe nga KPD, apo qoftë dhe në grupin parlamentar”./tvklan.al