“Unë quhem Bajram Avdyli jam kryetari i Shoqatës në Mbrojtje të Fëmijëve Jetim Biologjik dhe Social me qendër në Elbasan. Kam 13 vjet  që kryej veprimtari të shoqatës, kam hyrë për 14 vjet dhe jam përballur  me  rastet tragjike të fëmijëve jetim, jo vetëm në Greqi, por po të them që në Itali dhe në shumë vende të  tjera, ku fëmijët jetim, janë bërë pre e trafikimeve dhe gjoja të adoptimeve të paligjshme që janë bërë. Trafikim organesh, që të flasim ne një rast kemi, se ne nuk na jepet mundësia që të bëjmë  verifikimin direkt, se kanë organe të tjera ato që bëjnë verifikimet. Ndërsa ne si shoqatë kemi ngritur shqetësime tona duke parë një raste, të ardhur një lypës nga Greqia e pamë se ishte me shenjë. Se ne nuk jemi as mjek as doktora që ti përcaktojmë këto shenja, ajo që na tronditi më shumë ishte shenja. Para në vitin 1996 më vjen një informacion nga jetimët se është krijuar një shtëpi jetimësh dhe mbledh jetim dhe nuk dinë se ku i çojnë. Faktikisht, kur plasën këto trafiku i organeve neve më kupton ti ishim domethënë, tani në këto momente që flasim ne, tani në 2004, themi përse nuk na dëgjuan më përpara, përse se dëgjuan  zërin e kësaj shoqate që ti parandalonin, sepse siç e ka nxjerrë shteti grek që unë e falenderoj për këtë të mirë që i ka sjellë fëmijëve  jetim, jo pushtetarëve, por fëmijëve jetim, kjo është një gjë që  ne kishim mundësi ta parandalonim dhe krime të tilla nuk kishte pse të ekzistonin sepse në ‘96 nuk do ishin 500 por mund të qenë 100,  mund të qenë 50, mund të qenë asnjë në qoftë se ne do kishim bashkëpunuar. Mirëpo ne nuk kemi asnjëlloj mundësie të komunikojmë. Ky personi që thamë ne  ishte nga Kukësi dhe kur i gjetëm shenjën na thënë se është operuar nga fshikëza e urinës. Për këtë punë  një gazetar që  sot gjendet në Francë Aleko Lika, erdhën e filmuan te parku fëmijën që  të mos merrej vesh. Ajo u morr vesh  se u shqetësuan të gjithë mafiozët. Ai iku në Francë për të mbrojtur veten, ndërsa unë ndejta këtu duke pasur probleme të tjera, por në saj të gazetarëve kjo  familje ka mbijetuar”./tvklan.al