Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Intervistë me Kryetarin e Kuvendit Skënder Gjinushi.

Gazetari:- Zoti Gjinushi shikoni ndonjë gjë positive nga ato që komentuan dje demokratët në kuadër të Paktit të Stabilitetit dje në Parlament?

Skënder Gjinushi, Kryetar i Kuvendit:- “Sigurisht propozime të reja nuk kishte jo vetëm nga demokratët por nga shumë deputet. U insistua në atë që do marrë një sërë masash për forcimin e rendit, për luftën ndaj korrupsionit dhe kontrabandës. Duke hequr pjesën e demagogjisë se është për tu çuditur që disa nga ata që e kanë instaluar korrupsionin e kontrabandën, krijimin e grupeve të krimit të organizuar, pikërisht ata kërkonin të denonconin më me zell gjoja këto qarqe. Pra duke heq këtë patjetër që ne duhet të marrim pjesën racionale që Kuvendi duhet të jetë në avangard të luftës ndaj kontrabandës dhe për forcimin e rendit duke mbështetur qeverinë. Unë jam plotësisht dakort që mund të ngrihet një komision parlamentar hetimor, për kontrolle pasurish pa u hapur shumë me ata që kanë pas ose që kanë përgjegjësi kryesore e duke zbritur më poshtë, pra nivel deputetësh e lartë, sepse është mirë që të sqarohen disa tymnaja. Duhet kuptuar që loja në Shqipëri është shumë e thjeshtë akuzohen të gjithë, shpifet çdo ditë, ku nuk ekzistojnë fakte, nuk çohet asgjë deri në fund dhe rrjedhimisht të tërë janë të akuzuar dhe të tërë janë të qetë dhe të paprekur”./tvklan.al

Gazetar – Vladimir Lame