Lajme Arkiva – TV Klan 2004

Qytetari:- “Morëm vetëm shtëpitë, kjo ishte i gjithë problemi që u zgjidh, mirëpo kemi marrë katër mure dhe një çati, e gjithë pjesa që i takon ambientit të përbashkët të familjeve janë siç i shikoni”.

Gjërat kanë filluar të lëvizin për banorët e pallateve Hawai-Alb, por shumë ngadalë, pas deklarimit nga ata për padi ndaj pronarit arab të ndërtimeve të pallateve të tyre, ky i fundit ka nisur një grup punëtorësh për t’i bërë si fillim lidhjen e pompave për ujë të pijshëm. Justifikimet e pronarit janë për të gënjyer banorët. Sipas tyre, ai e bënë këtë për t’iu shmangur detyrimeve.

Qytetari:- “Po montojnë këto dy pompat që kanë thënë që janë provizore dhe do vendosin pompa të tjera, por në vend të vërë pompë përfundimtare, shkon e monton tjetër pompë provizore për pallati tjetër. Kështu që duke u nisur nga këto kushte, puna është që ne mund ta zgjidhim vetëm me gjyq këtë punë, se ai dëgjon më”.

Në dy pallatet me 160 hyrje të papërfunduara kanë hyrë deri tani 50 familjarë. Nëse më shumë se 8 muaj më parë banorët kërkonin mosprishjen e ndërtimeve dhe ia dolën, tani ata kërkojnë nga irma të përmbush ato çka parashikon kontrata./tvklan.al

Gazetare – Holta Zhiti