Lajme Arkiva – TV Klan 2004

Është zhvilluar në Ulqin panairi mbarëkombëtar i librit. Ulqinakët dhe turistët e shumtë kanë vizituar stendat e botuesve nga Shqipëria, Mali i Zi, Kosova dhe Maqedonia. Eveniment për këtë panair i cili është i katërti që realizohet ishte pjesëmarrja e shkrimtarit të njohur Ismail Kadare, i cili çeli dhe natën e parë të librit. Duke folur për ulqinakët, Kadare nënvizoi se kjo është ora e miqësisë.

Ismail Kadare: “Për ne shkrimtarët është gëzim i madh që libri  mund të lozi këtë rolin e afrimit. Në Ballkan ka ardhur ora e afrimit të popujve, ora e afrimit të kulturave, ora e mirëkuptimit, me një fjalë ora e miqësisë”.

Më pas Kadare ka dhënë edhe një konferencë për shtyp, ku si fokus kryesor në vëmendjen e tij pati zhvillimet e fundit në Ballkan. Ballkani tha ai, po jeton një epokë të re.  

Ismail Kadare: “Natyrisht që Ballkani ka një përftim, perceptim të keq, unë refuzojë edhe këtë tingëllim të keq të Ballkanit, të emrit ballkanizim, por refuzojë nga ana tjetër edhe një mbrojtje qesharake të ballkanasve që hedhin poshtë këtë gjë, dmth. këtu ka diçka mes të dyjave. Ballkani përgjigjet për një pjesë të imazhit të keq që ka, por popujt e Ballkanit nuk mund të përgjigjen për paragjykimet që janë krijuar, që janë shtresuar gjatë shekullit të fundit në Europë për ta. Mendoj që imazhi i keq për Ballkanin është i tepruar është i fryrë artificialisht”.

Panairi i librit në Ulqin u organizua nga kryetari i shoqatës së botuesve shqiptar Fatmir Toçi, ku vlen të theksohet se botuesit shqiptarë ishin më të bashkuar se kurrë./tvklan.al

Gazetare: Mira Kazhani