Gjermania-Skoci, do të jetë ndeshja hapëse e Europianit, që starton këtë të premte në orën 21:00

“Pancerat” kërkojnë ta nisin me fitore rrugëtimin në Euro 2024, aty ku janë edhe organizatorë të turneut.

Pritet një përballje e bukur dhe e luftuar nga të dyja ekipet, me spektaklin që është i garantuar. Pak minuta para fillmit, janë zbuluar edhe formacionet zyrtare të dy ekipeve.

Ndeshjen e sotme dhe të gjitha takimet e Euro 2024, do të keni mundësi t’i ndiqni ekskluzivisht në Tv Klan.


FORMACIONET ZYRTARE:

Gjermania: Neuer; Rudiger, Tah, Kimmich, Mittelstadt, Gundogan, Andrich, Wirtz, Kroos, Musiala, Havertz.

Skocia: Gunn, Ralston, Robertson, McTominay, Tierney, McGinn, McGregor, Adams, Christie, Hendry, Porteous.